Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar për 8 raste të reja me koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërkohë të shëruar janë 6 qytetarë.
Kështu numri total që janë prekur nga COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 989.
Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste.
“ Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë”, tha Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas saj, nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.
“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vend aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, tha Daja.