Gjatë 24 orëve të fundit, koronavirusi ua ka marrë jetën 8 qytetarëve në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bilancin e fundit.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konifrmuar 136 raste pozitive dhe janë shëruar 131 pacientë.