8 persona vdesin nga COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. 

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. 

Numri total i rasteve pozitive është 26.888 raste nga 113.738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 raste të vdekjes.