Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK, spitalet COVID dhe ato të përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 78 pacientë.
20 prej këtyre pacientëve janë pozitivë me koronavirus, 56 me oksigjeno-terapi, kurse dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë 60 pacientë të shtrirë, në Klinikën Infektive 12, ndërsa në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë.