Në 1752 ka shkuar numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 në Kosovë. Vetëm të shtunën janë regjistruar tetë vdekje. bëhet fjalë për dy raste nga Podujeva (93, 79 vjeç), dy nga Prizreni (67, 61 vjeç) dhe nga një nga Mitrovica (79 vjeç), Peja (70 vjeç), Vitia (75 vjeç) dhe Vushtrria (75 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se kanë rezultuar 771 raste të reja pozitive nga testimi i 3937 mostrave.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 225 raste, Prizren 85 raste, Gjilan 67 raste, Pejë 51 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjakovë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Kamenicë 21 raste, Deçan 19 raste, Vushtrri 18 raste, Viti 16 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe Junik 1 rast.
Në nivel vendi, nga fillimi i pandemisë, deri tash në Kosovë janë regjistruar 81 mijë e 392 raste pozitive me COVID-19. 1752 persona kanë vdekur, ndërsa me shtimin e 666 pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit shifra e të shëruarve ka shkuar në 67 mijë e 731.
Janë edhe 11 mijë e 909 raste aktive.