Sot ka ndërruar jetë edhe një person nga koronavirusi në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 28-të në nivel vendi.
Pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.
Ai ndërroi jetë sot në ora 10:30.
Virusin e kishte marrë në repartin e Hemodializës në Spitalin e Prizrenit, i cili u bë burim infeksioni për shumë persona.
“Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë”.
Ndryshe, nga data 08 shkurt deri më 08 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.279 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 861 raste, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste, ndërsa deri tani janë shënuar 28 viktima, e që kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.