Në Komunën e Gjilanit janë 77 raste aktive me Covid-19, njofton Klan Kosova.
Deri tani atje 230 njerëz kanë rezultuar pozitiv, dhe 149 janë shëruar plotësisht. Ndërsa jetë kanë ndërruar vetëm 4 persona.
Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, duke bërë thirrje që të respektohen të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së.
“Raste aktive i kem 77. Nga këto raste kemi të prekur 42 meshkuj dhe 35 femra. Të shëruar plotësisht i kem 149 raste. Fatkeqësisht, 4 raste kanë rezultuar me vdekje. Po presim edhe rezultatet e mostrave tjera të marra nga Gjilani. Vazhdoni të bëni kujdes të shtuar, për vetën dhe familjet tuaja, e sidomos, për të moshuarit të cilët i keni në shtëpi. Shmangni kontaktet me duar me njëri-tjetrin. Kur të përshëndeteni, mbani distancën e duhur, së bashku me maskën mbrojtëse. Pastroni duart shumë herë. Nëse i përmbahemi këtyre rekomandimeve, virusi nuk do të gjejë vend tek ne dhe familjet tona”, shkruan Ismajli.