Tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 767 raste të reja të infeksionit. Rastet e reja kanë rezultuar nga një shifër rekorde prej 2178 testimeve.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër pacientë nga Prizreni (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), dy nga Gjilani (89 dhe 77 vjeç), një nga Prishtina (74 vjeç) dhe një nga Suhareka (70 vjeç)
Numri total i të vdekurve ka arritur në 784 ndërsa i të infektuarve në 26.888.
Sërish Prishtina ka regjistruar numrin më të madh të rasteve të reja, 434, në Gjilan janë regjistruar 58, në Mitrovicë 41, në Gjakovë 33, në Ferizaj 31, në Fushë-Kosovë 29, në Lipjan 16, në Viti 14, në Vushtrri 13, në Skenderaj 12, në Kamenicë, Podujevë, Rahovec nga 11, në Prizren nëntë, në Obiliq tetë, në Suharekë 7, në Drenas e Kaçanik nga pesë, në Deçan, Pejë, Shtime nga katër, në Dragash e Klinë nga dy dhe nga një rast në Graçanicë, Istog e Novobërdë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 186 pacientë duke çuar shifrën totale të shëruarve në 16.685. Janë 9418 raste aktive.
Njoftimi i IKSHPK-së:
2178 TESTIME, 186 TË SHËRUAR DHE 767 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.178 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 767 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 26.888 raste nga 113.738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 434 raste, Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste, Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!