Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 740.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.
Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.