Në Kosovë aktualisht janë 7399 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, dy qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus, derisa janë regjistruar edhe 331 raste të reja.
Janë shëruar edhe 918 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 251 mijë e 58.
