Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 733.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.
Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19. Një ditë më parë Kosova ka pranuar një kontingjent prej 10 mijë dozave të vaksinës antiCOVID-19 nga Kroacia.
Javë më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pati paralajmëruar se më 15 qershor do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve.