Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat e QKUK-së ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale janë të shtrirë 856 pacientë.
Sipas SHSKUK-së, 727 prej tyre janë raste pozitive me COVID-19 teksa 129 pacientë janë në pritje të rezultateve.
33 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 682 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Njoftimi i plotë:
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajton 856 pacientë nga Covid-19
Bazuar në raportimet nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme të cilat trajtojnë pacientë me COVID, vërehet një rënie e numri të pacientëve, krahasuar me ditët paraprake.
Nga raportime e ditës së shtunë, 3 prill 2021, të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 856 pacientë nga Sars- Cov-2.
727 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.
129 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
682 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 355 pacientë
18 në gjendje të rënduar
309 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
289 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 86 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 paciente
Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 501 pacientë
16 në gjendje të rënduar shëndetësore
418 të konfirmuar pozitivë
303 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 116 pacientë
Spitali i Gjakovës, 85 pacientë
Spitali i Pejës, 77 pacientë
Spitali i Gjilanit, 107 pacientë
Spitali i Ferizajt, 57 pacientë
Spitali i Mitrovicës,38 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë