71 pacientë të hospitalizuar me koronavirus

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 71 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet rajonale nga COVID-19. 

Prej tyre 26 janë të konfirmuar me koronavirus. 

57 janë me oksigjeno-terapi, teksa tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

 “Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë,  26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin. 

Njoftimi i plotë: 

COVID-19:  71 pacientë po marrin trajtim spitalor në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë,  26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore. 

Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore. 

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 12 pacientë 

Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22,  pacientë

14 të konfirmuar pozitivë

11 me oksigjeno-terapi

2 në gjendje të rënduar shëndetësore

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë 

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 0 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë