Policia e Kosovës ka konfiskuar municion armësh të martën në Prevallë.
Siç mëson Gazeta Express nga burimet e saja, aty është konfiskuar arma e llojit AK-47, karikator, dylbi etj.
Për këtë rast policia ka arrestuar personin me inicialet K.K.
Gazeta Express ka siguruar edhe pamje të armëve të konfiskuara.

