Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 64 mijë e 341.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 544 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 7 mijë e 36 raste.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 55 mijë e 761 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 246 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 201 pacientë teksa nuk u raportua për viktima.