Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 7 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Stop.
Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi për media.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive sipas IKSHPK-së, është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 563 raste të vdekjes.