Shtatë raste të vdekjeve me koronavirus pozitiv, janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Rastet e vdekjeve janë nga këto komuna:
Prishtinë 3 raste (77, 77, 71 vjeç),
Gjilan 1 rast (64 vjeç),
Kamenicë 1 rast (84 vjeç),
Klinë 1 rast (86 vjeç),
Novobërdë 1 rast (74 vjeç).
Nga fillimi i pandemisë, në vend kanë vdekur 1305 persona si pasojë e virusit.