Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe shtatë raste të vdekjes nga COVID-19.
Kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes njoftimit të fundit.
Poashtu janë shënuar edhe 337 raste të reja ndërsa 91 persona u shëruan.
Njoftimi i plotë:
1318 TESTIME, 91 TË SHËRUAR DHE 337 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 337 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 20.179 raste nga 95.774 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 688 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.880.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 185 raste, komuna Gjakovë 41 raste, komuna Fushë Kosovë 26 raste, komuna Lipjan 16 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Pejë dhe Junik.