7 të vdekur dhe 238 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Shtatë persona kanë vdekur dhe 238 të tjerë janë konfirmuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë kryer 2684 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, 19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.