Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin Bellopojë të Istogut.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, sipas të cilit, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 17:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Mirëpo, sipas ekipit mjekësor, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.