Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 59 pacientë me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së tyre, 52 pacientë janë në Oksigjeno-terapi dhe nga këta 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë vikendit të fundit në këtë spital, 540 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 66 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.