7 mijë e 835 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Që nga 13 marsi, kur u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë, e deri më tani, numri i rasteve pozitive ka arritur në 52 mijë e 134, nga 188 mijë e 138 mostra sa janë testuar gjithsej.

Si pasojë e infektimit, 1 mijë e 351 persona kanë ndërruar jetë. 

Ndërkohë, numri i atyre që kanë arritur të shërohen nga ky virus është 42 mijë e 948. 

Kështu, numri i rasteve aktive me COVID-19 momentalisht ka rënë në 7 mijë e 835 raste.