Në Kosovë janë 7 mijë e 782 raste aktive me COVID-19.
Ndërkohë statistikat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve deri tani ka shkuar në 69 mijë 230.
Numri total i vdekjeve nga ky virus ka shkuar në 1 mijë e 599.