69 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga marrja e 1.552 mostrave.
Gjatë kësaj periudhe, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Të enjten janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.
Në total numri i rasteve aktive është 1.567.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.540 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.