Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe pak minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.
Në kryeqytetin Kiev, është dëgjuar një sirenë e emergjencës dhe disa pamje tregojnë një numër të madh makinash në një autostradë ndërsa njerëzit largohen nga qyteti, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Dëshmitë e mediave sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume.
Dhe pamjet kanë treguar njerëz duke u lutur në rrugë, të grumbulluar në grupe – ka pak njerëz në rrugë dhe njerëzit janë në radhë në bankomate.
Long lines at cash machines in Mariupol. Also at grocery stories. pic.twitter.com/0CtAUNS20Z
— Richard Engel (@RichardEngel) February 24, 2022
Ndërkohë Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, ka postuar në Twitter një “listë për të vepruar” për komunitetin ndërkombëtar në përgjigje të sulmit të Rusisë.
Ai thotë se “bota duhet të veprojë menjëherë” dhe “e ardhmja e Evropës dhe e botës është në rrezik”.
Kuleba bën thirrje për “sanksione shkatërruese” të menjëhershme, duke përfshirë ndalimin e Rusisë nga përdorimi i sistemit të transaksioneve financiare SWIFT.
The world must act immediately. Future of Europe & the world is at stake. To do list:
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 24, 2022
1. Devastating sanctions on Russia NOW, including SWIFT
2. Fully isolate Russia by all means, in all formats
3. Weapons, equipment for Ukraine
4. Financial assistance
5. Humanitarian assistance
Ai gjithashtu thotë se bota duhet të “izolojë plotësisht Rusinë”, duke i ofruar Ukrainës armë dhe pajisje, ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare.
Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e shpalli të pavarur këtë javë.
Por ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleb, ka shkruar në Twitter se Putini ka nisur “pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës”.
As Russia began its invasion of Ukraine, lines of cars moved out of the capital, Kyiv, many heading west and hoping to find safety in parts of the country closer to Poland and NATO troops.
— The New York Times (@nytimes) February 24, 2022
Follow live updates. https://t.co/PAz9fDpKyG pic.twitter.com/mvwKd3n4zw
“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulme. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani”, ka shkruar ai në Twitter.