Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 68 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së tyre 59 nga ta janë në oksigjeno – terapi ndërsa, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Bazuar në raportin 24 orësh të këtij spitali një pacient është shëruar nga koronavirusi atje.
Përgjatë kësaj periudhe, bëhet e ditur se 250 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.