Ka rënë numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Bazuar në raportet e fundit, të hospitalizuar janë 68 pacientë.
Me oksigjeno-terapi 53 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 6 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 30 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit,5 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient dhe Spitali i Ferizajt, 5 pacientë.