6791 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 62 mijë e 548.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 526 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 791 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 54 mijë e 231 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 290 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 189 pacientë.