Juve është duke rivalizuar Interin dhe Tottenhamin për mesfushorin e Barcelonës, Arthur.
Arthur është lidhur me një largim të mundshëm nga Barca që një kohë, ai shihet si ideali për ta bindur Tottenhamin ose Interin në marrëveshje për Tanguy Ndombele ose Lautaro Martinez.
Tani Mundo Deportivo raporton se edhe Juventusi e ka seriozisht dhe Maurizio Sarri do të ofrojë edhe Miralem Pjanicin.
Megjithatë, Barca do më shumë se vetëm një lojtar 30 vjeçar.
Rodrigo Bentancur është i preferuari i katalunasve, por uruguaiani ka zënë vend në ekipin e Juves dhe ka kontratë deri më 2024 dhe Sarri vështirë se do ta sakrifikojë atë. /Gazeta Express/