Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 67 të infektuar me COVID-19 janë duke marrë trajtim në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 33 janë me oksigjeno-terapi dhe tre në kujdes intensiv mjekësor, njofton Klankosova.tv.
“Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 10 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient” shkruante në një postim në Facebook të SHSKUK-së.
Tutje bëhej e ditur se në Spitalin e Gjakovës po marrin trajtim më së shumti pacientë, 12, Spitali i Mitrovicës i ka 10 të shtruar me COVID-19, i Pejës pesë, Spitali i Ferizajt katër dhe në atë të Gjilanit trajtohet vetëm një i infektuar me COVID-19.