Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659.