66 pacientë po marrin shërbime shëndetësore nga COVID-19 në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ku 33 janë pacientë post-covid që po marrin trajtim mjekësor në Klinikën e Pulmologjisë.
21 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe dy pacientë që po marrin trajtim spitalor në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë post COVID-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë