Nga 2050 rastet e reja pozitive me COVID-19 të mërkurën, 656 prej tyre janë më të rinj se mosha 19-vjeçare, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në përqindje i bie që 32 për qind e rasteve pozitive i takojnë kësaj moshe.
Në grupmoshën deri 9 vjeç janë 100 raste, ndërsa nga ajo 10 deri 19, 556.
Grupmosha tjetër më e prekur është ajo 40-49 vjeç me 353 raste të reja.
2050 rastet e reja dolën nga testimi i 9194.