Përkundër masave antiCOVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës, numri i personave që po infektohen me këtë virus vazhdon të jetë i lartë.
Me 259 rastet e reja numri total i rasteve aktive me COVID-19 në vend arriti në 6.535 të cilët janë në luftë me këtë virus.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, që nga fillimi i pandemisë janë kryer 195 mijë e 475 testime për COVID-19, prej të cilëve 53 mijë e 523 kanë rezultuar pozitivë, 1 mijë e 375 kanë vdekur kurse 45 mijë e 613 pacientë janë shëruar.
Kurse, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 vdekje dhe 259 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar 613 pacientë.