Në Kosovë janë të konfirmuara 6 mijë e 509 raste aktive me COVID-19, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, numri i rasteve pozitive me virusin në 24 orët e fundit ishte 411. Po ashtu, 5 persona humbën jetën.
2 mijë e 582 pacientë janë shëruar nga virusi vdekjeprurës në 24 orët e fundit.