Në Kosovë vazhdon të mos respektohet Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Pavarësisht se qysh në muajin gusht të këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, ky ligj vazhdon të mos gjejë zbatim të plotë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 649 tiketa për mos respektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Theksojmë se që nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi masa të reja.