Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shënuar 64 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, nga testimi i 208 të dyshuarve si të infektuar me koronavirus.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur.
Numri i rasteve aktive me koronavirus aktualisht është 322.
E numri i të vaksinuarve gjatë 24 orëve është 63.
Numri i të vaksinuarve me të dy dozat deri tani është 823.696, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese 103.167.
Numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.463.