Në Prishtinë janë 64 raste aktive me koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Pas kryeqytetit, radhitet Ferizaj me 42 raste, pasuar nga Prizreni me 25, Gjilani 21, Klina 20, Kaçaniku 15, Lipjani 14, Malisheva 14, Peja 12, Suhareka 11, Vushtrri 11, Kamenica 10, Podujeva 9, Istogu 9, Fushë-Kosova 8 e të tjera.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste pozitive me koronavirus, ka vdekur një person dhe janë shëruar 6 pacientë.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 331.