Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 63 pacientë me COVID-19, prej tyre tre pacientë janë në respiratorë, 49 me oksigjenoterapi dhe 15 në gjendje më të rëndë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se nga personeli i spitalit 5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jo mjekësor janë të infektuar me koronavirus.
Gjatë vikendit, në këtë spital 563 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.