63 pacientë me koronavirus në spitale

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, thotë raporti i punës për datën 22 qershor 2021.

Prej tyre, 23 janë të konfirmuar pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi, kurse 3 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 47 pacientë:

12 të konfirmuar me COVID-19

39 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë

2 në gjendje të rënduar

11 të konfirmuar pozitivë

11 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë.