63 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke marrë trajtime mjekësore nëpër klinikat dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës.
Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 29 prej këtyre pacientëve janë me oksigjeno-terapi dhe shtatë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.