Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se janë 627 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
MSH më tej bën të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë 2,248 persona të vdekur nga koronavirusi.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.
Deri më sot 7718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.