Përparim Rama e fiton Prishtinën

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga Tomor Qela dhe të prezantuar në Klan Kosova, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka fituar në Prishtinë.

Ai ka fituar me një përqindje të ngushtë duke marrë 50.95%, derisa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë 49.05%.

Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në Klan Kosova:

Përparim Rama (LDK): 50.95%

Arben Vitia (VV): 49.05%

Tutje, sipas këtij EXIT POLL-i, në qytetin e Podujevës ka fituar Ekrem Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me një përqindje prej 8.54% përballë Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes. Hyseni ka fituar me një përqindje prej 8.54% të votave, duke marrë 54.28%, derisa kundërkandidati i tij, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 45.72%

Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në Klan Kosova:

Ekrem Hyseni (LDK): 54.28%

Shpejtim Bulliqi (VV): 45.72 %

Ky EXIT POLL është i realizuar me margjinë të gabimit më të vogël se 3 %.

Në komunën e Gjilanit, EXIT POLL-i i realizuar nga Tomor Qela e i prezantuar nga Klan Kosova e nxjerr Lutfi Hazirin e LDK-së fitues.

Ai ka fituar me një diferencë shumë të ngushtë duke marrë 50.87 % të votave, derisa kundërkandidati i tij Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.13 % të votave.

Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në Klan Kosova:

Lutfi Haziri (LDK): 50.87 %

Alban Hyseni (VV): 49.13 %

Ky EXIT POLL është i realizuar me margjinë të gabimit më të vogël se 3 %.

Më tej, sipas këtij EXIT POLL-i, garën në Prizren e ka fituar Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës me një rezultat të ngushtë përballë Mytaher Haskukës së Vetëvendosjes.

Shaqir Totaj i PDK-së ka fituar Prizrenin me 50.60 përqind, sipas EXIT POLL-it të prezantuar në Klan Kosova.

Ndërkaq, Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes ka 49.40 përqind, njofton Klan Kosova.

Shaqir Totaj (PDK): 50.6%

Mytaher Haskuka (VV): 49.4%

Ky EXIT POLL është i realizuar me margjinë të gabimit më të vogël se 3 përqind.

Kurse, në qytetin e Istogut, sipas EXIT POLL-it, LDK fiton bindshëm me kandidatin e tij Ilir Ferati, përballë Bekë Berishës së AAK-së me mbi 20% diferencë.

Ai ka marrë 60.39 përqind përball kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, i cili ka marrë 39.61 përqind.

Ilir Ferati (LDK): 60.39%

Bekë Berisha (AAK): 39.61%