617 raste të reja dhe 7 humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri janë kryer 3507 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 617 qytetarë. Janë 8396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: 1 qytetare nga Kruja 41 vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43 vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59 vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62 vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79 vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 869 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 161,497 që nga fillimi i epidemisë.