60 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19.

Nga këta pacientë 60 janë të konfirmuar me Covid-19, derisa 10 janë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë 20 janë në oksigjenoterapi, shtatë pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i spitalit pesë mjekë, katër infermierë dhe një bioinxhinier janë të infektuar me Covid-19, ndërsa numri i atyre që janë në pritje të rezultatit është katër.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë shtatë lindje – tri lindje normale dhe katër me prerje cezariane. Kanë lindur shtatë foshnje, katër të gjinisë mashkullore dhe tri të gjinisë femërore.

203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer tetë operacione.

99 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 2,387 analiza.