60 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 60 pacientë me COVID-19, prej tyre 15 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Atje gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 pacientë me COVID-19. 41 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, thuhet nw njoftimin e spitalit.