Truri i njeriut është një organ kompleks që kërkon shumë përbërës për një mirëfunksionim. Ja disa nga më kryesorët për një tru të shëndetshëm.
- Tiamina (vitamina B1)
Sipas “The Journal of International Medical Research” vitaminat e grupit B luajnë një rol kyç në tejçimin e impulseve nervore. Mungesa e tyre çon në sindromën Korsakof, një çregullim i kujtesës dhe aftësisë për të mësuar, më shpesh e hasur ndër alkolistë. Ushqime me vitaminë B1 janë kikirikët, arrat, peshku dhe stikat e pishave.
- Ácidi folik (vitamina B9)
Gjysma e rezevave të kësaj vitamine gjendet në mëlçi, për pasojë një dëmtim i këtij organi çon në mungesa të disa lloje vitaminash B. Acidi folik luan rol në sintezën e aminoacideve dhe formimin e indit nervor. Mungesa e kësaj vitamine dhe e disa të tjerave të këtij grupi B ndikon direkt në zhvillimin e fëmijëve. Ushqime me përmbajtje acidi folik ose vitamina B janë spinaqi, argjinaret dhe thjerrzat.
- Ácidi askorbik (vitamina C)
Përqendrimi më i lartë i kësaj vitamine gjendet në tru, në gjendrën pituitare (400 mg / kg). Kjo vitaminë është e rëndësishme në sintezën e neurotrasmetimit të dopaminës dhe e mbron trurin kundër stresit oksidues. Meqë kjo vitaminë nuk mund të depozitohet në organizëm rekomandohet marrja e përditshme rreth 90 mg nga ushqimet. Ushqime me vitamina C janë brokoli, mandarinat, luleshtrydhe dhe portokalli.
- Kalciumi
Kalçiumi është një mineral thelbësor për funksionimin e trurit, luan një rol kryesor si mesazher i qelizave nervore, rregullon neurotrasmetimin dhe kontrollon impulset nervore. Mungesa e tij në organizëm është e rrallë sepse organizmi ka një rezervë të madhe të mineralit në kocka, disa medikamente mund ta reduktojnë nivelin e kalçiumit. Ushqime me kalçium janë qumështi, kosi, djathi, tofuja dhe spinaqi.
- Magnezi
E quajnë minerali i mrekullive. Magnezi është i rëndësishëm për shndrrimin e vitaminave B në formën aktive të tyre. Një studim tregoi se administrimi i suplementeve të magnezit tek minjtë e rritur përmirësoi kujtesën si dhe kujtesën afatgjatë. Një ekuilibër i magnezit dhe kalçiumit eviton eksitimin e sistemit nervor. Cdo mungesë e tyre çon në probleme neurologjike. Ushqime me magnez janë farat e kungullit, kakaoja pluhur, bajamet dhe kikirikët.
- Zinku
Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë roli luan zinku në shëndetin e trurit, por mungesa e tij lidhet me çregullime neurologjike dhe psikologjike si sëmundja e Parkinsonit apo edhe sëmundja e Alzheimerit. Ushqime të pasura me zink (kryesore edhe për sistemin imunologjik) janë qingji, midhjet, kungulli dhe mëlçia.