6 të vdekur e 143 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Gjashtë viktima e 143 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 650 testime, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Të njëjtën ditë janë shëruar 51 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri tash, në Shqipëri 225 persona kanë humbur betejën me COVID-19. Në total janë regjistruar 7260 raste pozitive, ndërsa raste aktive janë 3289.