Gjashtë persona, pesë prej tyre në Shkup, kanë vdekur nga pasojat e COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit. Një i vdekur është nga Struga, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë raste të reja me koronavirus në këtë vend fqinj janë 129. Janë testuar 1535 persona në 24 orët e fundit. 45 prej të infektuarve janë nga Shkupi, sipas raportit.
Janë regjistruar 109 të shëruar.
Në Maqedoni deri më tani janë regjistruar 9797 raste me COVID-19. Shifra e të shëruarve ka arritur në 5254. Kanë vdekur 451 pacientë, kurse raste aktive janë 4092.