Gjashtë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se edhe 602 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë kësaj periudhe, nga gjithsej 4,386 testime të kryera.
2,584 persona janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 207,216.
Me këtë rast është shënuar ulje edhe në shifrat e rasteve aktive, ku numri i tyre ka rënë në 12.651.
Brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës. Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.